UBT-ja në vazhdimësi përfiton projekte nga TEMPUS-i
15/10/2010
Forum për “Ditët e cilësisë në UBT”
Presidenti i UBT-së, Edmond Hajrizi, pasi ka përshëndetur të pranishmit në forum, ka falënderuar Komisionin Evropian për mbështetjen që po ia jep institucionin të lartë arsimor të cilin ai e drejton
Prishtinë, 15 tetor – UBT, të premten ka organizuar forumin me temën “Ditët e cilësisë në UBT”.
Me theks të veçantë në këtë forum është prezantuar projekti “Mbështetja dhe zhvillimi i cilësisë në institucione private të arsimit të lartë në Kosovë”, përfitues i të cilit është UBT falë cilësisë së tij tashmë të dëshmuar.
Presidenti i UBT-së, Edmond Hajrizi, pasi ka përshëndetur të pranishmit në forum, ka falënderuar Komisionin Evropian për mbështetjen që po ia jep institucionin të lartë arsimor të cilin ai e drejton.
Objektivi kryesor i projektit është që UBT-ja në vazhdimësi ta rris sistemin e Sigurisë së Cilësisë.
Projekti është iniciuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) dhe WUS Austria, e përkrahur nga TEMPUS-i, gjegjësisht nga Komisioni Evropian.
Po ashtu partnerë ndërkombëtarë në këtë projekt janë edhe University College Cork, University of Salzburg dhe University Politehnica of Bucharest.
Përveç të parit të UBT-së, z. Hajrizi, në këtë forum kanë marrë presidenti i Universitetin edhe stafi menaxhues si dhe studentët e të gjitha fakulteteve, palët partnere të projektit si: Mr. Bud Dedaj, drejtor ekzekutiv i WUS-Austria në Kosovë, Prof. Dr. Ferdije Zhushi, kryetare e Këshillit Kombëtar të Cilësisë, Basri Muja, drejtor i Agjensionit për Akreditim në Kosovë.
Në forum secili zyrtar ka prezantuar institucionin të cilin e përfaqësonte