UBT interesohet për bashkëpunim me diasporën shqiptare

03/04/2017

Dekani i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit në UBT, prof. dr Muhamet Ahmeti, gjatë vizitave të realizuara në viset frankofone, vizitoi kompaninë e njohur ndërtimore “Haxhaj”, pronar i së cilës është afaristi shqiptar, Labinot Haxhaj.

 

Ahmeti tha se vizitat e këtij lloji janë shumë të rëndësishme për faktin se, sipas tij, diaspora është potencial për zhvillimin ekonomik të Kosovës.
“Afaristët shqiptarë nëpër vende të ndryshme të botës janë bërë një faktor kyç për zhvillimin e ekonomisë, por edhe për zhvillimin profesional të të rinjve tanë, sepse studentët kanë mundësi të bëjnë praktikë nëpër këto kompani:, theksoi ai.


Gjatë kësaj vizite, dekani Ahmeti dhe afaristi Haxhaj biseduan për mundësinë e bashkëpunimit mes UBT-së dhe kompanisë “Haxhaj”, përmes kryerjes së punëve praktike nga studentët, si dhe për bashkëpunim në projekte të ndryshme ndërtimore.

 

Në fund, ata vizituan edhe disa objekte ndërtimore, që janë duke u realizuar nga kjo kompani e njohur në fushën e ndërtimit.