UBT, institucioni që punëson më së shumti studentë
18/06/2019Procesi i sistemimit në tregun e punës është sfidë për studentët e kualifikuar në Kosovë, por këtë problem nuk e kanë studentët e UBT-së.
Institucioni ka zgjedhur të angazhojë dhe të punësojë studentët e vet, me të vetmin qëllim që ata të japin ekspertizat profesionale në departamentet përkatëse në UBT.
Studentët fillimisht vijojnë studimet në fakultetet unike të akredituara në UBT, trajnohen profesionalisht, ndjekin kurse dhe shkolla profesionale që ofrohen nga institucioni, zhvillojnë vizita studimore brenda dhe jashtë vendit, por sigurojnë edhe pozicione të punës përbrenda institucionit.
Ata kanë aftësi të larta shoqërore dhe analitike, janë produktivë dhe punojnë drejt qëllimit të përbashkët të UBT-së, për arsim profesional, inovacion, cilësi dhe për ta mbajtur UBT-në si destinacionin e parë të të rinjve që duan ta ndjekin rrugën akademike.
Trendi i punësimeve të studentëve të kualifikuar nëpër departamentet e UBT-së vazhdon të rritet ndër vite. Në vitin 2016, nga numri i përgjithshëm i të punësuarve, prej tyre 33 për qind ishin studentë e ish-studentë të UBT-së. Ndërkohë, kjo përqindje është rritur në vitin 2018, në 34 për qind.
Kësisoj, UBT përveç që përgatit gjeneratat e reja për të dhënë kontribut në të gjitha fushat jetësore, po ndikon pozitivisht edhe në uljen e papunësisë në mesin e të rinjve kosovarë.
Madje, sipas raportit të Agjencisë Statistikore të Kosovës, del që UBT është institucioni i parë i arsimit të lartë privat në vend edhe për nga numri i stafit akademik dhe administrativ.