UBT, institucioni përmes të cilit mund të vazhdoni studimet jashtë vendit
12/11/2019Studimet jashtë vendit mund të jenë një nga përvojat më të dobishme të një studenti kosovar. Këso mundësish i ofron UBT, institucion i cili çdo vit ka në dispozicion një gamë të gjerë të mundësive në universitetet më të njohura në botë, filluar nga bursat semestrale e deri tek bursat e plota.
Duke studiuar jashtë vendit, përmes UBT-së, të rinjtë kanë mundësinë të përfitojnë njohuri të reja profesionale, njëherësh të njohin vende dhe kultura të reja, mundësi për të udhëtuar e për të parë terrene të reja, mrekulli natyrore, muze dhe monumente të kombit përkatës.
Në mesin e qindra studentëve të UBT-së, së fundmi edhe 12 studentë tjerë do të eksplorojnë në vendet si Suedia, Portugalia dhe Bullgaria. Këta studentë përfituan bursa studimi, ku së shpejti ata do të udhëtojnë nëpër këto shtete dhe do të fillojnë studimet nëpër fushat përkatëse.
Studentët u përzgjodhën si përfitues të bursave në bazë të notës mesatare.
Në këto vende, studentët do të marrin përvoja nga profesionistë dhe profesorë ndërkombëtarë, ku më pas do të sjellin në Kosovë kulturën evropiane të punës dhe studimit.
UBT është një nga institucionet e vetme në rajon që mbështet studentët e vet në vazhdimin e studimeve jashtë vendit.
Deri më sot, qindra studentë të UBT-së kanë përfituar nga këto mundësi dhe shumë prej tyre janë pranuar për vijimin e studimeve në universitetet më të mira në botë, ku kanë mundësinë edhe të mbajnë praktika profesionale dhe të punësohen nëpër institucione të ndryshme.