UBT, institucioni lider që është shndërruar në Ekosistem të Dijes

30/11/2020

UBT si institucion inovativ i arsimit të lartë tashmë është pjesë integrale e shoqërisë, që aktivisht merr pjesë në përmbushjen e misionit për përfshirjen në zhvillimin socio-ekonomik të vendit, ku ka krijuar bashkëpunim midis qeverisë, industrisë dhe universitetit në mënyrë që të krijohet inovacion që nxitë edhe rritjen ekonomike.

 

Tash e gati 20 vjet, UBT ka kontribuar gjithnjë në zgjidhjen e sfidave të mëdha të shoqërisë kosovare, duke përfshirë disiplina të ndryshme, përmes hulumtimit, edukimit dhe transferimit të teknologjisë.

 

Këto vlera bëjnë që UBT të shndërrohet në ‘Ekosistem të Dijes’, si dhe të ketë një pozicion të veçantë në shoqëri. Institucioni suksesshëm ka krijuar hapësirë organizative dhe fizike, madje është çelës për shkëmbimin e njohurive me institucionet e evropiane dhe botërore, me të cilët bashkërisht edhe punojnë në projekte madhore, shkëmbimin e stafit dhe studentëve, e studentët ndërkombëtarë dhe ata të UBT-së bashkëpunojnë ngushtë mes vete.

 

Në Ekosistemin e Dijes, UBT njëkohësisht kryen kërkime themelore në fusha mjaftë të gjera dhe me efektivitetin e duhur, por është edhe stimuluesi kryesor për krijimin e produkteve dhe sjelljen e teknologjive të reja, siç ka sjellë në rajon Realitetin Virtual dhe të Shtuar, ofron fuqi punëtore të kualifikuar falë programeve dhe specializimeve unike.

Ky institucion është burim i rëndësishëm i ideve të reja në shkencë dhe teknologji që kontribuojnë në inovacionin në Kosovë, rajon dhe më gjerë, teksa UBT përgatit të diplomuar me kompetenca të larta, krijues të motivuar, të cilët ato ide i shndërrojnë në biznese, organizata joqeveritare, si dhe i jetësojnë falë ndihmës institucionale dhe shtetërore.