UBT, institucioni i parë në Kosovë që fillon të mbajë provimet online
16/05/2020UBT është institucioni arsimor në vend, ku përveç që është përkushtuar që të ofrojë mësim cilësor, gjithashtu në mësim ka inkuadruar teknologjinë e fjalës së fundit në mënyrë që të ndihmojë studentëve në zhvillimin e tyre profesional.
Tashmë, UBT ka zhvilluar platformën tejet inovative për vlerësimin e studentëve në distancë, duke u bërë kështu institucioni i parë arsimor në Kosovë që zbaton një platformë të tillë.
Sot mijëra studentë të të gjitha fakulteteve të UBT-së, patën rastin të vlerësohen online në afatin plotësues, falë platformës që institucioni e ka zhvilluar enkas për provime.
Rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi duke iu dëshiruar suksese të gjithë studentëve në provime tha se UBT ka zhvilluar një platforme dhe një proces të bazuar në praktikat e teknologjisë së fundit për të vlerësuar studentët në distancë.
“Zbatimi i teknologjia të avancuar që gjendet në UBT, zhvillimi i platformave shumë inovative, bëhet me qëllim që studenti të ndahet i kënaqur nga ne, sepse më shumë se gjithçka e duam që suksesin e studentëve tanë . Andaj UBT në kohë pandemie ka marrë masa konkrete që studentët të mos humbin asgjë nga procesi i realizimit të planeve akademikë, duke mundësuar që studentët të arrijnë sukseset e veta me kohë”, tha rektori Hajrizi.