UBT, institucioni i parë dhe i vetëm në rajon i akredituar ndërkombëtarisht për siguri kibernetike

15/11/2019

Siguria kibernetike është një ndër sfidat më të mëdha globale, diskutimi për të cilën ka filluar shumë vite më parë, për të vijuar edhe sot.

UBT e ka identifikuar me kohë këtë sfidë, andaj edhe u bë pionier në edukimin e njerëzve mbi rëndësinë e sigurisë kibernetike dhe rreziqeve nga hakimet e hakerët.

 

Sot, jo vetëm që njihet si shkollë për përgatitjen e hakerëve të bardhë, por edhe si institucioni që e bëri Kosovën pjesë të rrjeteve dhe organizatave më të njohura dhe më të mëdha botërore për siguri kibernetike.

 

UBT-CERT është divizioni i parë i sigurisë kibernetike i themeluar ndonjëherë në Kosovë me licencë ndërkombëtare, dhe jo vetëm kaq, ofroi ndihmë edhe për themelimin e CERT-ve të tjerë në Kosovë dhe rajon, përfshirë edhe CERT-in qeveritar.

 

UBT-CERT është divizioni i parë dhe i vetëm nga Republika e Kosovës dhe Ballkani, që u anëtarësua dhe akreditua nga mekanizmi më i madh ndërkombëtar për siguri kibernetike, “FIRST”, duke e futur kështu vendin tonë në listën më të madhe të CERT-ëve ndërkombëtarë.

Po ashtu, UBT-CERT është ekipi i parë nga Kosova që u akreditua në organizatën ndërkombëtare, “Trusted Introducer”, teksa e listoi vendin edhe në Agjencinë Evropiane për Rrjet dhe Siguri të Informacioneve (ENISA).

 

UBT hodhi hapat e parë në Kosovë edhe me hapjen e laboratorit të parë për siguri kibernetike në rajon, që shërben edhe sot si qendër e koordinimit dhe organizimit për CERT-ekipet në Kosovë dhe më gjerë, por edhe si pikë reference në fushën e mbrojtjes së privatësisë dhe të dhënave personale.

 

Jo rastësisht UBT ishte dhe mbetet organizator, bashkëorganizator dhe nikoqir i konferencave më të mëdha në Kosovë e rajon për siguri kibernetike, organizator e bashkëorganizator i garave që mbledhin çdo vit qindra njohës të sigurisë kibernetike, por mbi të gjitha, mbetet edhe shkollë për qindra të pasionuar pas sigurisë kibernetike, e që talentin dhe njohuritë i tyre i kanë shfaqur nëpër gara ndërkombëtare, duke triumfuar e duke u dalluar në secilën prej tyre.