UBT, institucion model në mbajtjen e trajnimeve dhe shkollave profesionale online

21/04/2020

Pandemia e COVID-19 ka detyruar universitetet dhe shkollat e Kosovës të mbyllin aktivitetet që ishin duke zhvilluar, por UBT, falë teknologjisë së fjalës së fundit që posedon, planet e mësimit i ka zhvendosur suksesshëm në platformat online.

 

UBT po zbaton konceptin e mësimit dhe trajnimit kudo, në çdo kohë, në kuadër të idesë kryesore për mësimin gjatë gjithë jetës, konkretisht me metodologji inovative po zhvillojnë mësimin në distancë online edhe shkollat, trajnimet profesionale dhe kurset e gjuhëve të huaja.

 

 

Për të diskutuar rreth sfidave, përparësitë dhe mangësitë e mësimit në distancë në këto fusha, UBT mblodhi ekspertë të fushës me të cilët mbajti video-konferencë me temë: “Shkollimi, trajnimin dhe zhvillimi profesional online në kohë pandemie”, ku u transmetua në UBT TV, Radio “Campus” me frekuencë 100.7 FM, si dhe në faqet zyrtare në platformat Facebook, Instagram dhe Youtube.

 

Me këtë rast, rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi theksoi se të mësuarit përmes internetit ka qenë përvojë lehtë e zbatueshme për UBT-në, sepse sipas tij, këtë metodë institucioni e ka sjellur para shumë viteve në Kosovë.

 

Rektori Hajrizi tha se UBT ka përdorur dhe zbatuar mënyra efikse dhe efektive për ndjekësit e trajnimeve profesionale dhe kurseve të gjuhëve të huaja,  ku falë platformave virtuale, ata edhe në kohë pandemie online vazhdojnë të përfitojnë njohuri në fushat përkatëse.

 

“Edukimi dhe dija mbeten parakusht për zhvillim të përgjithshëm, prandaj jemi përkujdesur edhe për arsimin profesional, certifikimet profesionale dhe projektet zhvillimore dhe inovative, ku si institucion UBT luan rol model në këtë drejtim, sepse krijojnë një ekosistem plotësues të arsimit të lartë dhe plotësues dhe bashkërisht ndihmojnë në ndërmarrësinë inovative. Digjitalizimi dhe transformimi digjital është mundësi nuk është pengesë që duhet të shfrytëzohet sidomos nga vendet e vogla si Kosova, për të krijuar një treg global ngaqë shërbime online rrisin tregun e punës, si dhe mund të ndikojnë pozitivisht edhe në rritjen e punësimit”, potencoi rektori Hajrizi.

 

Profesori në fushën e IT-së në UBT, Betim Gashi foli gjerësisht për krijimin e sistemeve të ndryshme që ky institucion i ka krijuar për studentët e vet, ku tha se kanë për qëllim lehtësimin e mbajtjes së mësimit online dhe ndjekjen e trajnimeve të ndryshme.

 

Ai tha se këto platforma u kanë krijuar mundësinë studentëve të qasen në mësimin në distancë, në mënyrë interaktive dhe efektive.

 

“Që nga themelimi, UBT ka punuar vazhdimisht për platforma të tilla, por koha e pandemisë ka rritur intenzitetin e punës për sistemet online për stafin dhe studentët, pra institucioni ka qenë shumë i përgatitur mirë, ka filluar mësimin në distancë në kohë rektord ku janë mbajtur dhe vazhdon të mbahen gjitha ligjëratat dhe ushtrimet online. Këto sisteme, gjithashtu kanë mundësuar që në distancë ndjekësit ti vazhdojnë edhe trajnimet online pa humbur kohë”, tha Gashi.

 

Tutje, menagjeri i projekteve në UBT, Naim Preniqi tregoi se pandemia COVID-19 nuk e ka ndalur institucionin që të jetë aktiv në projektet që i ka të fituara, teksa tregoi se viteve të fundit është rritur edhe numri i projekteve, njëherësh potenaciali dhe kapacitetet e UBT-së në këtë aspekt.

 

“Jemi duke ndjekur hapin në gjitha projektet, ku aktualisht kemi 7 projekte të Erasmus + që janë aktive. Ne aspektin administrativ, përcjelljen financiare, përcjelljen e projekteve, koordinimi me stafin menaxherial po zhvillohen shumë mirë, pra pavarsisht pandemisë në online jemi shumë aktiv. Vlen të theksohet se gjatë këtij viti, kemi aplikuar në 15 projekte, dhe prap besoj se do ta kemi rolin udhëheqës në Kosovë sa i përket projekteve të fituara”, bëri të ditur Preniqi.

 

Duke folur për ngritjen e shkollimit profesional në Kosovë, Bejtush Ademi se UBT po angazhohet me projekte që shkollat profesionale të fuqizohen dhe të inkuadrohen të rinjtë dhe në përgjithsi punëtorët, në mënyrë që ata të jenë të përgatitur dhe kompetent në tregun e punës.

 

“UBT ka rolin e konsulentit në projektin ALLED 2, që do të analizojë gjendjen dhe mënyrën e financimit të projekteve për shkollat profesionale në Kosovë, ku do të gjejë një formulë të re që inkuadron praktikat më të mira ndërkomëbtare për zhvillimin e shkollave profesionale në vend. Edhe pas pandemisë ne jemi duke përdorur teknologjinë e ofruar nga UBT, ku në mënyrë online suksesshëm kemi përfunduar punëtorinë e dytë të këtij projekti, punëtori mjaft produktive”, tha ai.

 

Drejtori për Produkte Profesionale dhe Zhvillimore në UBT, Besnik Skenderi, tha se e pandemia ka bërë evolucion në aspektin e mësimit online, ku sipas tij, shumë profesione të reja do të shfaqen si rezultat i kësaj situate.

 

Sa i përket trajnimeve, Skenderi tha se janë shumë të rëndësishme sepse një trajnim i mirë rritë për 18% performancën e një punëtori.

 

“UBT ka vazhduar me trajnime online ku numri i pjesëmarrësve po rritet dita ditës. Kemi trajnimin për SPSS, JAVA Programing, MS Exel, Asistent Administrativ, pra kemi diversitete në grupe, si nga sektori bankar, nga fusha e shëndetësisë, por kemi edhe shumë ndjekës studentë. Kemi kombinuar platfomat dhe mësimi për këto trajnime po zhvillohet aktualisht online”, theksoi ai.

 

Pas shpalljes së pandemisë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, me qëllim të marrjes së masave preventive, edhe Instituti i Gjuhëve të Huaja në UBT, ka vazhduar mësimin online në mënyrë virtuale.

 

Sipas drejtuesit të kësaj qendre, Halil Bashota, ky institut aftëson kandidatët në zotërimin e gjuhëve të huaja, teksa sipas tij, ndjekësit tashmë online po marrin njohuritë teorike dhe praktike.

 

“Platformat që ne përdorim janë shumë të qasshme, kemi qenë mirë të përkaditur si në aspektin teknologjik, ashtu edhe sa i përkët ligjëruesve, pra suksesshëm kavijuarmësimi tash e disa javë. Është rritur edhe numri i kandidatëve që dëshirojnë të ndjekin kurset e gjuhëve të huaja online, kjo falë lehtësirave që janë krijuar për mësimin në distancë. UBT prej këtij viti është certifikuar edhe si qendër testuese për TOEFL, dhe shkaku i kësaj situate në u kemi mundësuar ndjekësve të testohen dhe certifikohen nga shtëpia, ku ne kemi realizuar infosesione në këtë drejtim”, bëri të ditur Bashota.

Detajet e kësaj konference i gjeni në linkun: