UBT informon maturantët e Therandës për mundësitë akademike dhe bursat ndërkombëtare

11/03/2025

Qendra e Karrierës e UBT-së vazhdon takimet informuese me maturantët në mbarë Kosovën dhe më gjerë, duke ofruar mundësi të jashtëzakonshme për arsimim cilësor dhe karrierë të sigurt.

Këtë herë, ekipi i UBT-së vizitoi Shkollën Profesionale “Abdyl Rama” në Therandë, ku zhvilloi një sesion informues me maturantët e kësaj shkolle.

Gjatë takimit, nxënësit patën mundësinë të njihen nga afër me programet e avancuara të studimeve, bursat dhe mobilitetet ndërkombëtare, si dhe të informohen rreth përparësive të shumta që UBT ofron për studentët e saj. U theksua veçanërisht mundësia për të përfituar nga bursat Erasmus+, të cilat u japin studentëve mundësinë të studiojnë në disa nga universitetet më prestigjioze të Evropës.

Me një infrastrukturë moderne, staf akademik të kualifikuar dhe partneritete ndërkombëtare, UBT vazhdon të jetë zgjedhja kryesore për të rinjtë që aspirojnë një të ardhme të ndritur profesionale. Takime të tilla janë dëshmi e përkushtimit të institucionit për të ndihmuar maturantët në marrjen e vendimeve të duhura për karrierën e tyre akademike dhe profesionale.