
UBT informon maturantët e shkollës “Don Bosko” në Prishtinë për mundësitë e shumta për studime
21/02/2025Në kuadër të aktiviteteve informuese, Qendra e Karrierës e UBT-së ka zhvilluar një vizitë në Shkollën e Mesme “Don Bosko” në Prishtinë, ku ka mbajtur një sesion informues me maturantët e kësaj shkolle.
Gjatë takimit, nxënësit u njohën me programet e avancuara të studimit, mundësitë për bursa, si dhe përfitimet nga mobilitetet ndërkombëtare Erasmus+ në universitetet më të mira të Evropës. Përfaqësuesit e UBT-së ndanë me maturantët informacione të detajuara mbi perspektivat e punësimit dhe përvojat praktike që ofron ky institucion.
Ky sesion ishte një mundësi e shkëlqyer për të rinjtë që duan të ndjekin studime cilësore dhe të sigurojnë një të ardhme të suksesshme.