
UBT informon maturantët e Prishtinës për mundësitë e studimit dhe bursat ndërkombëtare
12/03/2025Qendra e Karrierës e UBT-së vazhdon me sukses serinë e takimeve informuese me maturantët në të gjithë Kosovën, duke ofruar informacione të rëndësishme mbi programet e studimit, bursat dhe mundësitë e mobilitetit ndërkombëtar.
Këtë herë, ekipi i UBT-së vizitoi Shkollën e Mesme “Gjin Gazulli” në Prishtinë, ku zhvilloi një sesion informues dhe diskutim të hapur me maturantët e kësaj shkolle.
Gjatë takimit, nxënësit patën mundësinë të njihen nga afër me programet e avancuara të UBT-së, të cilat janë të ndërtuara mbi standarde të larta akademike dhe të orientuara drejt tregut të punës. Gjithashtu, u prezantuan bursat Erasmus+, të cilat u japin studentëve mundësinë për të studiuar në disa nga universitetet më prestigjioze të Evropës, duke përfituar nga një përvojë unike akademike dhe kulturore.
UBT njihet si një institucion lider në arsimin e lartë në Kosovë, me infrastrukturë moderne, staf të kualifikuar dhe bashkëpunime ndërkombëtare që i hapin studentëve dyert drejt një të ardhmeje të sigurt dhe të suksesshme.
Këto vizita informuese janë pjesë e misionit të UBT-së për të ndihmuar të rinjtë në marrjen e vendimeve të duhura për të ardhmen e tyre akademike dhe profesionale.