UBT i vetmi privat në vend dhe për herë të tretë përfituese e projektit “ERASMUS MUNDUS”- “SIGMA Agile”
04/07/2014Prishtinë, 4 korrik 2014- UBT në vazhdimësi është përfituese e projekteve ndërkombëtare të sektorit të arsimit në Evropë dhe më gjerë. Përveç të tjerave, këtë vit për herë të tretë është përfituese e projektit “ERASMUS MUNDUS”, projekt i Bashkimit Evropian. Nga ky projekt shumë studentë të UBT, sikurse në vitet e kaluara do të fitojnë bursa të plota studimi për vitin e ri akademik, dhe vitet në vijim, 2014-2018, në të gjitha nivelet e studimit si bachelor, master, doktoratë dhe të postdoktoratë. të cilët do të fillojnë mobilitetin e tyre në universitetet më prestigjioze të vendeve të Bashkimit Evropian.
Përveç bursave të studimit projekti “Erasmus Mundus” – “SIGMA Agile” përfshinë edhe aktivitete tjera si trajnime në ndërmarrësi, menaxhment, shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë etj.
Përmes këtij projekti të fituar do të ofrohen 156 bursa, i cili ka një buxhet prej 3.000.000 € dhe do te zgjat nga viti 2014 deri në vitin 2018 ku është paraparë të përfundoj projekti.
Në kuadër të projektit “ERASMUS MUNDUS”, përfshihen 20 universitete nga rajoni dhe Evropa, prej tyre 11 vendet e Ballkanit, dhe 9 nga Evropa, ndryshe UBT është i vetëm privat nga Republika e Kosovës dhe që është përfituese e projektit në fjalë, i cili projekte është në vazhdimësi edhe për katër vitet e ardhshme për studentët e UBT-së.
Partnerët projektit ku mund të studiojnë studentët tanë janë si , University of Warsaw-Poland City University London-UK, Humboldt Universität zu Berlin-Germany, Lappeenranta University of Technology-Finland, University of Milan-Italy, University of Salzburg-Austria, University of Twente, ITC Faculty-Netherland, UNIVERSITAT POMPEU FABRA-Spain, University Nova de Lisboa-Portugal.