UBT fton të gjithë maturantët që të aplikojnë për bursat e ofruara nga MASHTI për ndjekjen e kurseve në fushën e teknologjisë informative

30/11/2021

Informojmë të gjithë maturantët se Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve kanë marrë vendim që të ndajnë kuponë për kurse të trajnimit të fushës së teknologjisë informative, e të cilët do t’iu ndahen 2,000 maturantëve të cilët i plotësojnë kushtet e përcaktuara.

 

Me këtë rast UBT si institucion i akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve e ka të drejtën të ofrojë këto trajnime, ku për më tepër ju mund të zgjedhni deri në 3 trajnime për t’i ndjekur në UBT dhe atë në lokacionet në vijim:

UBT Prishtinë;

UBT Lipjan;

UBT Pejë;

UBT Ferizaj;

UBT Gjilan;

UBT Prizren;

 

Të drejtë për aplikim për kuponë për kurse të trajnimit në fushën e teknologjisë informative kanë të gjithë nxënësit maturantë te cilët i plotësojnë këto kushte:

Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;

Të jenë nxënës të rregullt në arsimin formal publik në klasën e XII për vitin shkollor 2021/2022.

 

Për të mësuar më shumë klikoni këtu

Për të aplikuar, klikoni këtu

 

Për më tepër UBT i bashkohet këtij aksioni të MASHTI duke ofruar 10% lirim në studime (për Shkenca Kompjuterike dhe Sisteme të Informacionit) për të gjithë maturantë që do t’i ndjekin trajnimet në UBT.