UBT fton studentët të bëhen pjesë e projektit global, “Letra e Paqes”
22/11/2018Organizata joqeveritare me shtrirje globale, “IPYG”, fton studentët e UBT-së që t’i bashkohen thirrjes për paqe të kësaj organizate, që po zhvillohet nga të rinjtë në më shumë se 100 shtete të botës, e studentët e UBT-së janë përzgjedhur për të përfaqësuar Kosovën në këtë nismë.
Ju mund të bëheni pjesë e projektit “Letra e Paqes” duke shkruar një letër të shkurtër që në përmbajtje do të ketë urgjencën për parandalimin e cenimit të të drejtave të njeriut, të shkaktuara nga problemet me refugjatët dhe nga luftërat.
Dërgimi i sa më shumë letrave nga studentët e UBT-së, dhe rrjedhimisht nga Kosova, dërgon në botë mesazhin se vendi ynë dhe qytetarët e saj janë paqësorë dhe se duan që problemet botërore të shkaktuara nga luftërat të marrin fund, duke qenë se këto letra do të dorëzohen në OKB.
Ky është një projekt që i kërkon OKB-së të miratojë një ligj ndërkombëtar të DPCW-së (Deklarata e Paqes dhe Ndalimi i Luftës).
Informacionet e nevojshme shtesë, formatin për letrat dhe dërgimin e tyre duhet ta bëni në email të Këshillit Studentor të UBT-së: keshilli.studentor@ubt-uni.net .