UBT forcon partneritetin ndërkombëtar me Vector Robotics nga Italia për zgjerimin dhe avancimin e teknologjisë së dronëve në Ballkanin Perëndimor

06/09/2024

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi dhe udhëheqësi i Vector Robotics nga Italia, Andrea Beggio, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për zgjerimin dhe avancimin e teknologjisë së dronëve në Ballkanin Perëndimor.

Qëllimi kryesor i këtij bashkëpunimi është përmirësimi i kapaciteteve teknologjike dhe infrastrukturës për përdorimin e dronëve në sektorë të ndryshëm, përfshirë mbikëqyrjen, sigurimin dhe menaxhimin e resurseve.

Duke u fokusuar në avancimin e teknologjisë dhe aplikimeve të saj, kjo marrëveshje do të përmirësojë efikasitetin dhe cilësinë e shërbimeve në Ballkanin Perëndimor, si dhe të kontribuojë në rritjen e inovacionit dhe konkurrencës në këtë sektor.

Gjatë qëndrimit të tij në Itali, Rektori Hajrizi ka zhvilluar takime me partner të rëndësishëm nga Evropa dhe rajoni duke përfshirë Rektorin e Universitetit të Salentos, Prof. Fabio Pollice.