UBT është institucioni i parë arsimor në botë që realizon tërë procesin edukativ në platformën e realitetit virtual

10/05/2020

UBT ka qenë gjithmonë̈ prijatar në sjelljen e teknologjive të reja në Kosovë në dhe Ballkan, por tanimë  UBT është institucioni i parë në botë që tërë procesin arsimor e ka vendosur në platformën e realitetit virtual, duke nxitur kështu zhvillimin dhe duke mundësuar krijimin e gjeneratave të ardhshme të shkencëtarëve, zhvilluesve dhe sipërmarrësve.

 

UBT nga tani po hynë në një epokë të re, duke ofruar zbatimin e plotë të CLASSROOM 3.0 dhe duke u bërë Institucioni i parë në botë, edhe para të gjitha universiteteve dhe shkollave prestigjioze, që e arrin këtë.

 

UBT është nismëtar në sjelljen e inovacioneve të fundit teknologjike, ku së fundmi në partneritet me gjigandin teknologjik, EON Reality, bënë investimin më të madh direkt në Kosovë që nga paslufta, fillimisht vitin e kaluar hapën Qendrën për Realitet Virtual dhe të Shtuar, teksa 30 milionë dollarë është shuma që po investojnë në jetësimin e tërësishëm të këtij projekti tejet inovativ.

 

Përveç që është i pari institucion në botë që bëri të mundur sjelljen e realitetit virtual, UBT këtë platformë e implementoi suksesshëm në sistemin arsimor, madje studentët tanë tashmë kanë filluar të praktikojnë mësimet përmes kësaj teknologjie.

 

Realiteti virtual u ka krijuar mundësinë studentëve që falë, grafikës 3D, imazhet nga kompjuteri të duken nga përdoruesi sikurse të ishin të vërteta, konkretisht simulohen objektet artificiale që shfaqen në ekran me përmbajtje virtuale.

 

Pra, teknologjia e VR-it u ka krijuar studentëve një botë bindëse dhe shumë aktraktive për mësim, ndërkohë ata po e shohin këtë si një mundësi të artë për të eksploruar në fusha të ndryshme studimi.

 

UBT, si qendra më e madhe teknologjisë virtuale në Ballkan, këtë platformë dëshiron ta instalojë në sistemin arsimor në Kosovë, me qëllim që gjithë studentët e gjitha institucioneve arsimore në vend, publike dhe private, të përjetojnë teknologjinë e shekullit 21, njëherësh edhe të përfitojnë aftësitë e duhura në përgatitjen profesionale duke përdorur të tilla teknologji.