UBT e përgatitur për semestrin veror 2016/2017

06/03/2017

Të hënën fillon semestri veror 2016/17. UBT ka bërë të gjitha përgatitjet për një fillim të mbarë të këtij semestri. Dekanët e të gjitha fakulteteve kanë paraqitur planet për aktivitetet akademike dhe të të gjitha aktivitetetve të tjera që do të zhvillohen gjatë semestrit.


Ata shprehen të përkushtuar që të ofrojnë ligjërata cilësore dhe ushtrime, që të ndikojnë pozitivisht në procesin mësimor dhe aftësimin sa më të mirë të studentëve.


Rektori i UBT-së prof.dr Edmond Hajrizi thotë se UBT është e përkushtuar që edhe në këtë semestër të ofrojë cilësi në studime. Madje, ka shtuar edhe stafin akademik administrativ, duke punësuar rreth 120 profesorë të rinj.


 “Synim imi është që të ofrojë cilësi dhe vetëm cilësi, për mijëra studentë, të cilët i kanë besuar UBT-së për ndërtimin profesional. UBT edhe gjatë këtij viti ofron mundësi për studime profesionale e praktika, infrastrukturë moderne, organizim dhe menaxhim modern. Kemi personel dhe studentë tejet të motivuar, andaj besoj që as këtë vit nuk do të mungojnë projektet hulumtuese e akademike në të gjitha sektorët”, tha rektori UBT-së, Hajrizi.


Ai ka treguar se edhe këtë semestër do të vazhdojë aktivitetet ndërkombëtare, arritjen e partneriteteve  të reja me universitete prestigjioze në botë, me qëllim që studentëve të UBT-së t’u mundësohet vazhdim i studimeve në nivelin master dhe studimet e doktoratës.


Rektoi Hajrizi thotë se edhe në këtë semestër është i përkushtuar për edhe krijimin e mundësive për bursa.

UBT do të organizojë konferenca ndërkombëtare, publikimin e hulumtimeve, mundësi për internship, udhëtime të organizuara studimore, si dhe aktivitete të ndryshme zbavitëse e sportive. Gjithashtu, do të sjellë përvoja ndërkombëtare duke ftuar personalitete të rëndësishme nga politika, ekonomia, fusha akademike e të tjerë, për të diskutuar me studentët dhe profesorët tema me mjaft interes.