UBT e përkushtuar për të drejtat e pronësisë intelektuale
26/04/2021UBT vazhdon të jetë e përkushtuar në forcimin e ligjshmërisë në fushën e mbrojtjes së të drejtave pronësisë intelektuale.
UBT është i vetmi institucion arsimor që ka themeluar Qendrën për Transferimin e Teknologjisë, e cila i ndihmon studentët që t’i mbrojnë shpikjet e tyre nëpërmjet ushtrimit të të drejtave mbi pronësinë intelektuale.
Në Ditën Botërore të Pronësisë Intelektuale, UBT u bën thirrje të gjithë studentëve për të punuar sa më shumë në shpikje të reja dhe për të patentuar idetë dhe produktet që i kanë.
Është tejet e rëndësishme që sot të mbrojmë idetë dhe krijimet inovative në mënyrë që në këtë formë të nxitet inovacioni dhe krijimtaria tek të gjithë të rinjtë.