UBT do të mbajë ligjëratë intereaktive për menaxhimin e stresit në kohën e provimeve

27/01/2020

Stresi i provimeve ndikon tek studentët në mënyra të ndryshme, ku pothuajse tek të gjithë krijon ndjenja shqetësimi dhe është situatë që të bën të jesh nën presion.

 

Por, për të mësuar se si të menaxhoni këtë periudhë në kohën e provimeve, UBT do të mbajë ligjëratë tematike interaktive me psikologen Vjollca Pllana.

 

Psikologia Pllana do të ndajë me studentët pjesëmarrës këshilla profesionale që do t’ju ndihmojnë të kapërceni lehtësisht stresin e provimeve.

 

Ligjërata do të mbahet në Kampusin Inovativ të UBT-së, në Lipjan, më 28 janar 2020, në periudha të ndryshme kohore, nga ora 12:15 dhe nga ora 15:30.