UBT dhe Universiteti i Varshavës ofrojnë diplomë të dyfishtë studimi

02/11/2018

Në një kohë kur ndërkombëtarizimi është çështje qenësore si për Kosovën, ashtu edhe për të rinjtë të cilët kanë nevojë të eksplorojnë dhe ta njohin botën më shumë, UBT e ofron këtë mundësi falë partneritetit të krijuar me mbi 300 institucione ndërkombëtare nga e mbarë bota.

 

Ky partneritet po u shërben të rinjve kosovarë që tash e disa vite të marrin diploma të njohura ndërkombëtarisht, dhe kjo, jo vetëm përmes studimit në UBT, por edhe përmes krijimit të programeve të përbashkëta, të cilat studentëve po u mundësojnë marrje të diplomave të dyfishta.

 

Një marrëveshje e tillë është funksionalizuar me Instituti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Universitetit të Varshavës që prej vitit 2015, me  ç’rast është krijuar mundësia që studentët nga Kosova dhe Ballkani Perëndimor t’i vazhdojnë studimet në nivelin bachelor e master në  programin Marrëdhënie Ndërkombëtare.

Ky program mbështetet në një marrëveshje të veçantë ndërmjet këtyre dy universiteteve në kornizën e bashkëpunuese të programit “Erasmus Mundus Action 2”.

 

Studentët mund të realizojnë të gjitha modulet në Kosovë ose edhe të zgjedhin që modulet e vitit të parë t’i bëjnë në Kosovë, ndërkaq të tjerat t’i vazhdojnë në Varshavës.

Në përfundim të studimeve, studentët pajisen me diplomë të dyfishtë të UBT-së dhe Universitetit të Varshavës.

 

Fusha të studimit dhe hulumtimit janë: Politika Ndërkombëtare, Ekonomia Politike Ndërkombëtare, Kultura dhe Multikulturalizmi, Diplomacia dhe Politikat e Jashtme, E Drejta dhe Institucionet Ndërkombëtare, Siguria dhe Studimet Strategjike, Integrimi Evropian, Teoria e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Tregjet në Zhvillim dhe Biznesi Ndërkombëtar.