UBT dhe Universiteti i Korçës lidhin marrëveshje bashkëpunimi

14/11/2017

Rektori i UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi, është takuar me rektorin e Universitetit të Korçës “Fan Noli”, prof. dr Ali Jashari, me ç’rast në emër të institucioneve që i drejtojnë, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi.

 

Në kuadër të marrvëshjes parashihet shkëmbimi i profesorëve, organizimi i konferencave të përbashkëta, harmonizimi i programeve dhe mbajtja e takimeve të punës në nivel universitar, si dhe organizimi i vizitave studimore për studentët e të dy institucioneve.


Njëherësh, rektori Hajrizi ishte i ftuar edhe në Konferencën e Dytë Ndërkombëtare të këtij universiteti, e organizuar nga rektori i tij, prof.dr Ali Jashari.