
UBT dhe UNDP hapin thirrjen për aplikime për startup-e kreative
19/09/2024UBT dhe UNDP kanë hapur thirrjen për startup-e kreative në kuadër të projektit “Dizajnimi dhe zbatimi i një programi mentorimi dhe trajnimi për Startups që operojnë në industrinë kreative”.
Ky projekt ka për qëllim mbështetjen e startup-eve që veprojnë në sektorët inovativë dhe kreativë, duke ofruar një platformë të dedikuar mentorimi dhe trajnimi. Në këtë kuadër, 9 profesorë nga UBT do të përfshihen në ekipin profesional që do të ofrojë mbështetje dhe këshillim strategjik për kompanitë e përzgjedhura nga UNDP.