
UBT dhe QKMF shënojnë ditën Botërore të Shëndetit Oral
20/03/2019Fakulteti i Stomatologjisë në UBT në bashkëpunim me Poliklinikën e Stomatologjisë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, më anë të disa aktiviteteve simbolike kanë shënuar Ditën Botërore të Shëndetit Oral.
Me këtë rast, profesionistët e stomatologjisë në UBT dhe QKMF kanë vizituar kopshtet e Prishtinës, të cilët kanë zhvilluar diskutime me fëmijët për rëndësinë e higjienës orale dhe për përkujdesjen e dhëmbëve që nga moshat e hershme.
Kjo ditë u shënua me moton “Gojë e shëndetshme, trup i shëndetshëm”, teksa aktivitetet janë mbështetur nga Lakalut.
Dita Botërore e Shëndetit të Oral e vendosur nga Federata Dentare Botërore (FDI), organizohet çdo vit më datë 20 mars. Kjo ditë synon të rrisë ndërgjegjësimin, si dhe të tregojë rëndësinë e madhe që ka shëndeti oral në shëndetin e përgjithshëm dhe mirëqenien.