UBT dhe OSCE mbajtën një diskutim të hapur “Liri, Barazi dhe Drejtësi për të gjithë”

14/12/2023

Në Parkun Shkencor Inovativ në Lipjan u organizua një diskutim i hapur rreth temës: “Liri, Barazi dhe Drejtësi për të gjithë” nga UBT dhe OSCE.

Në këtë organizim morën pjesë: Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, këshilltarja për të Drejtat e Njeriut në OSCE, Valbona Dermaku, dekania e Fakultetit Psikologji në UBT, Denis Celcima, përfaqësuesi i Bashkësisë Islame në Kosovë, Vedat ef. Sahiti, përfaqësuesi i Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, Srdjan Stankovič, përfaqësues i Kishës Katolike në Kosovë, Don Mikel Sopi, si dhe përfaqësuesi i Kishës Protestane Ungjillore, Nazmi Berisha.

Të pranishmit kontribuuan në diskutim duke shpjeguar perspektivat e tyre dhe rolin që institucionet fetare mund të luajnë në promovimin e lirisë, barazisë dhe drejtësisë.

Kjo ngjarje përcolli një frymë të pasur të shkëmbimit të pikëpamjeve në lidhje me vlerat thelbësore të shoqërisë së drejtë dhe të barabartë.