UBT dhe Ministria e Diasporës më afër mërgimtarëve!

22/04/2013

 

Prishtinë,   22  prill  2013 – Presidenti i UBT-së, Prof. Dr.  Edmond Hajrizi  dhe   Ministri i Diasporës në Republikën e Kosovës, Ibrahim Makolli,    nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi ndërinstitucional.

 

Më këtë marrëveshje do të mundësohet  zhvillimi e  Sistemit të Informacionit për Diasporën nga ana e UBT-së për Ministrinë e Diasporës në Republikën e Kosovës.

Më konkretisht   Sistemi i Informacionit për Diasporën përmban:  regjistrimin e shoqatave të komunitetit,  kompanive,   veprimtarive të personave,  veprimtarive akademike dhe mirëmbajtën dhe trajnimin e stafit të Ministrisë së Diasporës.

 

Presidenti i UBT-së, Dr. Hajrizi  tha se,  marrëveshja e bashkëpunimit mes dy institucioneve  të vendit  do të  ndihmojë dhe do të lehtësojë rrugën në fushën e informacionit në Ministrinë e Diasporës. Ai me tej shtoi se UBT  ka qenë gjithherë  aktive në ofrimin e mundësive për të ndihmuar dhe zhvilluar të gjitha institucionet vendore ,  duke e dhënë kontributin  nga ana shkencore dhe profesionale, me anë të stafit akademik dhe infrastrukturorë”, theksoi Presidenti i UBT, Edmond Hajrizi.