UBT dhe IPKO Foundation nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për DOKUTECH 2024
10/10/2024UBT dhe IPKO Foundation kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi që ofron mundësi unike për studentët e UBT-së. Kjo marrëveshje do t’u mundësojë studentëve të angazhohen në DOKUTECH, një ngjarje e rëndësishme që promovon inovacionin dhe teknologjinë, duke i pajisur ata me aftësi të reja dhe përvojë praktike në projekte inovative.
Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, dhe Drejtoresha Ekzekutive e IPKO Foundation, Abetare Gojani, nënshkruan marrëveshjen me qëllim të krijimit të mundësive për studentët e rinj që të zhvillojnë aftësi në teknologji dhe të krijojnë lidhje me ekspertë ndërkombëtarë. Ky bashkëpunim synon të fuqizojë studentët, duke i përgatitur ata për sfidat e tregut të punës dhe për t’u bërë liderë të ardhshëm në fushat e tyre.
DOKUTECH do të shërbejë si një platformë për studentët e UBT-së për të ndarë ide, për të marrë pjesë në projekte praktike dhe për të mësuar nga profesionistë të njohur në industri. Ky iniciativë do të ndihmojë në zhvillimin e një ambienti inovativ dhe krijues që do të përmirësojë përvojën e studentëve dhe do të kontribuojë në avancimin e teknologjisë në Kosovë.