UBT dhe Dukagjini i ndajnë mirënjohje Ramiz Kelmendit

16/02/2018

 

Në kuadër të shumë aktiviteteve që po shënohen për nder të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Kolegji Dukagjini, i cili muaj më parë i është bashkuar UBT-së, i ka ndarë mirënjohje themeluesit të kompanisë “Elkos Group – ETC”, Ramiz Kelmendit.

 

Kelmendi është nderuar për kontributin dhe mbështetjen e dhënë për studentët, përmes dhurimit të bursave për ta.

 

Gjatë kësaj ceremonie, biznesmeni kosovar, Ramiz Kelmendi, ka falënderuar institucionin për vlerësimin, teksa mbajti edhe një fjalim motivues për studentët.

 

Ai tha se gjeneratat e reja duhet të përkrahen në çdo aspekt, me qëllim të realizimit të qëllimeve të tyre.
“Studentët duhet të jenë të motivuar për studime, punë, përkushtim dhe realizim të të gjitha ambicieve sepse kështu kontribuojnë për shtetin e Kosovës, përkatësisht vendin e tyre”, vlerësoi Kelmendi.

 

Zgjerimi i UBT-së në rrafshin vendor e ndërkombëtar, së fundmi, të rinjtë e Pejës dhe në përgjithësi, të rajonit të Dukagjinit, do të kenë mundësi të vijojnë studimet në kolegjin Dukagjini, i cili tashmë është bashkuar me UBT-në.