UBT CERT rikonfirmohet si organizata e parë nga Kosova e akredituar në organizatën ndërkombëtare “Trusted Introducer”

27/02/2023

Ekipi i reagimit emergjent kompjuterik i UBT-së “UBT CERT”, është rikonfirmuar si organizata e parë nga Kosova që është e akredituar në organizatën ndërkombëtare “Trusted Introducer”.

Kjo organizatë koordinon dhe menaxhon ekipet e CERT në gjithë botën, dhe UBT CERT është një prej organizatave që është akredituar në IT si rezultat i plotësimit të kritereve të kërkuara në aspektin administrativ dhe në infrastrukturën ligjore e teknike.

UBT CERT funksionon në kuadër të UBT-së dhe Qendrës për Siguri Kibernetike dhe Privatësi (QSP) dhe ka për synim zhvillimin e ekipit të ekspertëve të sigurisë kibernetike, që do të jenë të gatshëm në përballje, trajtim, analizë dhe dhënie të rekomandimeve për incidentet, rastet e sigurisë kibernetike për sektorin akademik, privat dhe publik.