UBT bën thirrjen e fundit për pranim të abstrakteve për Konferencën Ndërkombëtare 2019
02/10/2019Tash kur përgatitjet për organizimin e Konferencës Ndërkombëtare të UBT-së janë në finalizim e sipër, UBT shpall thirrjen e fundit për pranim të abstrakteve për të gjithë hulumtuesit shkencorë, të cilët duan të bëhen pjesë e konferencës më të madhe në rajon.
Data e fundit për pranim të abstrakteve është data 15 tetor.
Konferenca Ndërkombëtare e UBT-së do të shtrijë aktivitetin në 21 fusha të ndryshme, që do të mbahen njëkohësisht, përfshirë:
Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri e Komunikimit;
Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi;
Mekatronikë, Inxhinieri e Sistemeve dhe Robotikë;
Inxhinieri e Energjisë Efiçiente;
Sisteme të Informacionit dhe Siguri;
Arkitekturë – Planifikim Hapësinor;
Inxhinieri Ndërtimore, Infrastrukturë dhe Ambient;
Juridik;
Shkenca Politike;
Gazetari, Media dhe Komunikim;
Shkenca të Ushqimit dhe Teknologji;
Shkenca farmaceutike dhe Natyrore;
Dizajn;
Psikologji;
Edukim dhe Zhvillim;
Modë;
Muzikë;
Art dhe Media Digjitale;
Stomatologji;
Mjekësi e Aplikuar.
Për më shumë detaje, klikoni në: https://conferences.ubt-uni.net, teksa pyetjet tuaja shtesë mund t’i dërgoni në: info@ubt-uni.net.