UBT bashkorganizatore e konferencës shkencore ndërkombëtare “Kërkimi dhe edukimi – sfidat drejt së ardhmes” në Shkodër

22/10/2015

Fakulteti i Shkencave të Edukimit, Fakulteti i Shkencave Shoqërore në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe UBT, organizojnë më 23-24 tetor 2015 konferencën e tretë shkencore ndërkombëtare: “Kërkimi dhe edukimi – sfidat drejt së ardhmes” ICRAE 2015. (Research and education-challenges towards the future).


 

Në konferencë do të paraqitet një punë e mirëfilltë shkencore e studiuesve dhe e kërkuesve të stafeve akademike të disa universiteteve të njohura shqiptare, ballkanike, evropiane, amerikane dhe më gjerë. Në këtë konferencë marrin pjesë studiues nga shumë shtete të botës. Temat kryesore të artikujve përfshijnë fusha studimore të ndryshme, si: albanalogji, art, ekonomi, kulturë, arsim i lartë, TIK (teknologji e informimit dhe e komunikimit), media e komunikim, filologji, sporte, shkenca shoqërore, kërkim shkencor.