UBT akreditohet dhe për programe të arsimit profesional

17/11/2014

Me vendim 1123/14 datë 07.11.2014 Agjencia e Kosovës për Akreditim ka akredituar dy programe të reja në UBT:  Inxhinieri e Energjisë program në nivelin bachelor si dhe programin profesional 2-vjeçar Inxhinieri e Energjisë Efiçiente.  Këto programe do të ofrohen për herë të parë në Kosovë.

Këto programe do të funksionojnë  dhe me anë të mbështetjeve financiare të programit të Komisionit Europian Tempus. Përmes këtij programi UBT ka ngritur qëndrën e ekpertizës dhe laboratore moderne për Energjinë. 

Njëkohësisht, përmes projektit TEMPUS janë iniciuar dhe një numër i konsidurueshëm iniciativash të tjera dhe studentët e UBT -së do kenë mundësi të kenë në stafin e profesorëve  dhe një numër të konsiderueshëm të profesorëve ndërkombëtar.

UBT gjithashtu ka ndërtuar dhe kampusin e vetëm të inovacionit dhe teknologjisë në Kosovë që është njëkohësisht është tashmë anëtar i IASP- rrjetit mbarëbotëror  të parqeve shkencore dhe të fushave të inovacionit.  Misioni kryesor i anëtarëve të IASP është të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik kombëtar dhe botëror ndërmjet inovacionit, ndërrmarrësisë dhe transferimit të dijes dhe teknologjisë