U organizua ligjëratë për inovacionet teknologjike

05/07/2012

 

 Prishtinë 4 korrik 2012-  Në kuadër  të  aktivitetit njëjavorë që po mbahet në  UBT “Akademi  për Ndërmarrësi dhe Inovacione”, e cila ka një karakter të lartë shkencor nga bota e ndërmrrësisë dhe të inovacioneve, në punimet e saja të njëpasnjëshme, në ligjëratën e radhës u paraqitë përfaqësuesi i Organizatës UNICEF për Kosovë, Arbnor Hasani.

 

 

z. Hasani,  ligjëroi  për trendët e fundit në inovacionet teknologjike që po përdoren në zhvillimet e përgjithshëm botërore. “Duke u mbështetur në të dhënat që tregojnë se vetëm një e treta e popullsisë botërore ka qasje në internet, kurse rreth 90% kanë qasje në telefona mobil”, tha ai.

 

 

z. Hasani,  më tutje foli  rreth rëndësisë së  zhvillimit të ideve inovative që shfrytëzojnë telefonat mobil dhe SMS-in, si dhe mënyrën  gjithëpërfshirëse për ndikimin e implementimit të idesë.

 

 

Më tutje, u prezantuan disa ide inovative që po implementohen në mbare botën dhe në Kosovë, veçanërisht  në lëmine e shëndetësisë duke u bazuar në teknologjitë me kod të hapur,  dhe të dhënat e shumta që po gjëndërohen përmes internetit dhe rrjeteve sociale. U prezantuan edhe disa shembuj të punës së Innovations Lab në Kosovë dhe se si rinia e Kosovës ka mundësi të ndikoje ne implementimin e ideve me ndikim në sektorin biznesor  dhe që ndikojnë në një zhvillim të qëndrueshëm të vendit.

 

 

Kurse, profesori i UBT-së, me origjinë  nga Austria, prof. Engelbert Selenko, më konkretisht ligjëroi për mendimin kritik, ku zgjoi interesim të madh tek të pranishmit e akademisë.  Ndryshe, punimet e kompanisë do zgjasin deri më 7 korrik  dhe  do të  ligjërojnë profesor e ekspertë nga vende të Evropës dhe vendorë.