U mbajt ligjërata “Zë izolimi, parimet dhe aplikimi në godinat rezidenciale”
09/07/20159 korrik. – Në kuadër të akademisë verore të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës, sot është mbajtur ligjërata “Zë izolimi, parimet dhe aplikimi në godinat rezidenciale”, nga prof. Ervin Mici, përfaqësues i autorizuar i kompanisë gjermane KNAUF.
Gjatë kësaj ligjërate studentët u informuan me parimet dhe metodat e zë izolimit, materialet më të reja kë kompanisë gjermane KNAUF, të cilat përdoren për izolimin e godinave rezidencial e po ashtu edhe zë izolimin e objekteve të tjera.
Kjo ligjëratë u përcoll me interesim të madh dhe është e mirëseardhur për të gjithë inxhinierët dhe arkitektët, që të njihen me metodat dhe materialet si dhe format e ndryshme të zë izolimeve të objekteve te ndryshme .
Gjatë akademisë verore të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës janë mbajtur edhe ligjërata të tjera nga tema të ndryshme, si: kontrolli i kualitetit të materialëve ndërtimore, receptura e asfaltit në kuadër të infrastrukturës, menaxhimi i vendpunishtes, ndërtimi i hapësirave publike në zonat urbane, sistemet më të reja të matjeve gjeodezike, humbjet e ujit dhe menaxhimi inteligjent i rrjetit distributor në qytetin e Prishtinës.