U mbajt koncerti madhështor për Kosovën në Panteon të Romës

23/06/2023

Në Panteonin e Lashtë në Romë të Italisë u mbajt koncerti madhështor, i organizuar në kuadër të aktiviteteve për promovimin e Kosovës në Vatikan, në të cilën mori pjesë Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkëpunëtori i afërt i ish-presidentit amerikan Bill Clinton, Christopher Hyland, përfaqësues të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Diasporë dhe shumë pjesëmarrës të tjerë nga komuniteti shqiptar në Itali, Kosova, diaspora dhe bota.

Solistët: Adelina Paloja, Maria Tomassi, Maria Ratkova, Klodjan Kaçani, Paolo Civarelli dhe Federico Beneti, nën dirigjim të orkestrës dhe korit nga Maestro Michelle Manganelli, interpretuan veprat e kompozitorit Joseph Vella, ndër to edhe veprën operistike në gjuhën shqipe “Lavdi i qoftë Zotit” (August Niemeyer).

Ky koncert u organizua nga Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Diasporë, Fondacioni Kardinal Domenico Bartolucci, me përkrahjen dhe mbështetjen e UBT-së dhe bashkëpunëtorëve të tjerë.