U mbajt forumi profesional akademik me studentët e Fakultetit Inxhineri e Energjisë dhe Menaxhment në UBT

13/05/2022

Profesori i UBT-së, njëherit menaxher i energjisë në “The Wallonia – Brussels Federation”, Ibrahim Hajdari, udhëhoqi forumin profesional akademik të mbajtur me studentët e Fakultetit Inxhineri e Energjisë dhe Menaxhment në UBT, me temën “Strategjia e rinovimit energjetik të objekteve publike vështruar nga prizmi i Direktivës Evropiane 2010/31/EU e rishikuar më 15.12.2021”.

 

Në këtë forum u diskutua për auditimin e energjisë, certifikatat e performancës së energjisë, për energjinë solare, gjeometrinë dhe pompat e ngrohjes, si dhe për përmirësimin e sistemeve HVAC.

 

Profesori Hajdari theksoi nevojën e rritjes së shkallës së rinovimit energjetik të stokut të ndërtesave të BE-së, e cila parashikohet me direktivën EUR 2010/31/EU, teksa ai tha se ndërtesat publike do të duhej të rinovohen deri në vitin 2027 për shkak të nevojës për përmirësim të kushteve dhe për të kaluar nga klasa energjetike G, në klasën F dhe E.

 

Pjesëmarrja e studentëve në këtë forum si dhe e profesorëve të UBT-së tregoi rëndësinë që ka trajtimi i temave mbi energjinë nëpër objekte publike si dhe nevojën e trajtimit të këtyre temave me studentët e kësaj fushe.