U hap ekspozita tradicionale e Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT

08/07/2015

8 korrik. – Në një ceremoni organizuar në kampusin inovativ të UBT-së, sot është hapur ekspozita tradicionale e organizuar nga Departamenti i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT.

Ekspozita, e cila tashmë ka një traditë disavjeçare të organizimit, sivjet përfshin në vete mbi 150 punime të ekspozuara të studentëve të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor, punime këto nga lëndë të ndryshme të studimeve.

Ekspozita është pjesë edhe e ekspozitës “Prishtina Architecture Week” dhe ceremonia hapëse saj u përcoll nga studentë, profesorë, prindër dhe përfaqësues të institucioneve partnere të UBT-së.

Rektori i UBT-së, prof.dr.Edmond Hajrizi, në çelje të ekspozitës, theksoi se ngjarje si kjo ekspozitë e studentëve janë shenjë e rritës dhe zhvillimit të vazhdueshëm të institucionit dhe të përparimit të studentëve, punimet e të cilëve nga viti në vit janë më profesionale dhe më domethënëse.

Ai falënderoi profesorët dhe studentët që u angazhuan dhe krijuan punime për një ekspozitë kaq madhështore dhe profesionale.

 Për punën rreth përgatitjes së ekspozitës foli dekani, Dr.Lulzim Beqiri.

Ceremoninë e përshëndetën edhe Eljesa Surdulli, kryetar i Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës dhe arkitekti Bekim Ramku.

 

Në fund të ceremonisë u dhanë edhe shpërblimet tradicionale.