Tre profesorë të UBT-së certifikohen si trajnerë për auditimin e energjisë në Kosovë

15/11/2018

Trajnimi trejavor për auditorë të energjisë, që është mbajtur nga GIZ-i gjerman në kuadër të projektit për energji efiçiente në Kosovë, mblodhi rreth 30 ekspertë të fushës, ku pjesë e grupit ishin edhe tre profesorë të UBT-së, Petrit Ahmeti, Elvida Pallaska dhe Ines Bula, të cilët edhe janë certifikuar si trajnerë për Auditimin e Energjisë në Kosovë në Ndërtesat dhe Ndriçimin Publik.

 

Për të qenë pjesë e këtij trajnimi për trajnerë të auditimit të energjisë, profesorët janë klasifikuar nga UBT-ja, teksa UBT si institucion është përzgjedhur nga GIZ-i gjerman dhe Qeveria e Kosovës.

 

Ata janë trajnuar nga ekspertët e institutit “Energetski Institut Hrvoje Pozar”, nga Zagrebi, ku kanë bërë testimin final të kandidatëve, prej të cilëve të suksesshëm dolën të jenë edhe tre profesorët e UBT-së.

 

Tani e tutje, përveç mbështetjes akademike, UBT do të këtë rol kyç edhe në hartimin dhe organizimin e trajnimeve profesionale për auditimin e energjisë, duke zbatuar standardet dhe praktikat evropiane.