Transmetuesi publik në Bibliotekën e UBT-së
23/03/2016Pak ditë pas botimit, libri i autorit, dr. Ferid Selimi, “Transmetuesi publik”, është bërë pjesë e Bibliotekës së UBT-së. Autori ia ka dhuaruar kësaj biblioteke disa ekzemplarë.
Libri ka rëndësi të konsiderueshme për studentët, pasi që ata do të kenë mundësi të marrin njohuri të gjera për mënyrën e funksionimit të transmetuesit të vetëm publik në Kosovë.