
Transfero studimet në programin Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT
29/01/2024Programi aplikon përsosmërinë në mësimdhënie, mësimnxënie dhe kërkimin shkencor në një mjedis gjithëpërfshirës me në qendër studentin.
Studentëve u ofrohet mundësia që të fitojnë aftësi komunikimi në biznes, të studiojnë konceptet kryesore të financave të biznesit, si dhe përdorimin e teknologjisë së informacionit.
Programi ka për fokus praktikat e punës dhe zbatimin praktik si një aspekt të rëndësishëm dhe një pjesë shtesë për procesin e të mësuarit teorik.
Për më shumë informacione vizitoni faqen zyrtare, ose na kontaktoni në numrin e telefonit: +383 38 541 400.