Transfero studimet në programin Menaxhim i Patundshmërive dhe Infrastrukturë në UBT
10/02/2023Misioni i programit është të ofrojë arsimim të cilësisë së lartë duke zhvilluar njohuri të zbatueshme dhe aftësi unike që u shërbejnë të diplomuarve dhe punëdhënësve në tregun e punës në industrinë e ndërtimit, duke kontribuar në frymën e ndërmarrësisë dhe rritjen e qëndrueshme të industrisë.
Programi synon të aftësojë studentët të zhvillojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre në një spektër disiplinash në fushën e ligjit të pasurive të patundshme, ekonomisë dhe financave të pasurive të patundshme, vlerësimin e pasurive të patundshme, regjistrimin e pasurive të patundshme dhe menaxhimin e infrastrukturës.
Njashtu, qëllimi i programit është të aftësojë studentët të fitojnë njohuri në menaxhimin, mirëmbajtjen dhe funksionimin e objekteve, të zhvillojë pasion te studentët për kërkime dhe inovacione në fushën e menaxhimit të pasurive të paluajtshme në mënyrë që ata të bëhen shtytësit e ndryshimeve të industrisë.
Studentët në përfundim të studimeve do të jenë në gjendje të kuptojnë dhe të interpretojnë ligjet, rregullat dhe rregulloret nën të cilat industria operon nga perspektiva menaxheriale, të kuptojnë modelet arkitektonike që i shtojnë vlerë pasurive të patundshme, si dhe të kuptojnë investimet dhe transaksionet financiare me pasuri të paluajtshme.