Transfero studimet në programin Farmaci në UBT
14/02/2023Programi Farmaci në UBT është një program që gërsheton pjesën teorike me atë praktike, duke u mundësuar studentëve të përfitojnë dhe përforcojnë njohuritë e tyre rreth fushës, si dhe përgatitjen e tyre profesionale dhe akademike për t’u qasur në tregun vendor dhe ndërkombëtar.
Në kuadër të këtij programi, studentëve do t’u mundësohet përgatitja profesionale përmes punëtorive të ndryshme, forumeve, seminareve, vizitave studimore, si dhe angazhimeve të tjera në saje të kurrikulës së programit, e cila është e bazuar në modelet e institucioneve më prestigjioze të arsimit ndërkombëtar.
Studentët pas përfundimit të studimeve do të jenë në gjendje të zbatojnë njohuritë farmakologjike, farmaceutike dhe klinike për të interpretuar, vlerësuar në mënyrë të sigurtë dhe të efektshme recetat dhe porositë tjera për ilaçe.
Ndër të tjera, studentët do të angazhohen në etikën e profesionalizmit dhe në veçanti duhet të kenë detyrë të kujdesit dhe respektit për pacientin dhe një pjekuri për të marrë vendime profesionale në interesin më të mirë të pacientit.