Transfero studimet master në programin Menaxhim i Patundshmërive dhe Infrastrukturës në UBT
21/02/2023Programi Menaxhim i Patundshmërive dhe Infrastrukturës në UBT është një program që ofron kurrikulë multidisiplinare dhe gjithëpërfshirëse, duke u mundësuar studentëve avancimin e njohurive rreth pasurive të paluajtshme, urbanizmit të qëndrueshëm në Kosovë, me mësimet më inovative në vend.
Pajisja e liderëve dhe menaxherëve të industrisë së ndërtimit me njohuritë dhe shkathtësitë më të azhurnuara të industrisë për një udhëheqje inovative të organizatave të tyre është qëllim i programit Menaxhim i Patundshmërive dhe Infrastrukturë.
Përmes këtij programi studentët do të kenë mundësi të marrin praktika të njohura ndërkombëtare për rritjen e performancës, efikasitetit dhe qëndrueshmërisë së sektorit të pasurive të paluajtshme në Kosovë.
Infrastruktura moderne e pajisur me teknologjitë më të fundit do të jenë në shërbim të studentëve të programit Menaxhim i Patundshmërive dhe Infrastrukturës në UBT, duke u mundësuar atyre avancimin e njohurive dhe praktikimin e lëndëve.