Transfero studimet master në programin Inxhinieri e Mekatronikës në UBT

26/02/2023

Programi Inxhinieri e Mekatronikës në UBT ka për qëllim që të ofrojë një qasje më të balancuar përmes kombinimit të sistemeve mekatronike me ekonominë, menaxhimin, etikën dhe psikologjinë, si dhe sjelljeve organizative në përgatitjen më të mirë të të diplomuarve në adresimin kompetencave organizative gjatë njohjes së zhvillimeve në kontekstin ku ata operojnë.

Ky program studimi ka për qëllim të prodhojë inxhinierë të cilët janë të përkushtuar për një karrierë në mekatronikë me një gamë të gjerë punëdhënësish në Kosovë dhe në botë.

Programi e vë theksin tek rëndësia edukimit të personave që kanë një mendim origjinal, të cilët do të jenë në gjendje të ndërmarrin një qasje për të imagjinuar në zgjidhjen e një game të gjerë të problemeve të inxhinierisë.

Njashtu, ofron një kualifikim të mbështetur nga matematika dhe shkencat natyrore, duke integruar menaxhimin e biznesit dhe teknologjisë dhe duke iu siguruar atyre progres tek profesionet përkatëse.