Toshiba bashkëpunon me UBT-në
14/10/2011“Toshiba” bashkëpunon me UBT-në
Prishtinë, 14 tetor 2011- Presidenti i UBT Prof. Dr. Edmond Hajrizi, gjatë vizitës së tij në Republikën e Çekisë ka vizituar edhe përfaqësinë e kompanisë së njohur në nivel botëror për teknologji “Toshiba”.
Gjatë vizitës z. Hajrizi zhvilloi edhe një takim miqësor me menaxherin kryesorë të kompanisë në fjalë z. Juroslav Liskovec.
Më konkretisht, gjatë takimit palët biseduan për mundësin e bashkëpunimit mes dyja institucioneve e sidomos për sektorin e teknologjisë për me sjell robota industrial dhe laboratorë në Kosovë, pikërisht në UBT, në Fakultetin e Mekatronikës, fakultet i vetëm në vend dhe rajon, ku studentëve u mundësohet të organizojnë praktiken shkencore etj .
z. Hajrizi u nda i kënaqur me të arriturat e kompanisë në fjalë në të gjithë sektorët më konkretisht për rolin e kompanisë në teknologjinë.