Tirana Selimi: Me punë sistematike arrihet gjithnjë rezultat

28/07/2015

Tirana Selimi i ka përfunduar studimet bachelor në Arkitekturë në UBT dhe po i vazhdon këtu edhe studimet master, duke ndjekur traditën e familjes së saj, që është familje inxhinierësh dhe arkitektësh.

 

E për realizimin e këtij synimi, ajo ka gjetur në UBT programin e duhur dhe stafin profesional. Lënda më e preferuara ka qenë Studio e dizajnit,  me Prof. Binak Beqaj, ku janë zhvilluar projekte të ndryshme për dy vite, të cilat kanë qenë  një sfidë për të dhe kolegët e saj si arkitektë të rinj.

 

Si ngjarje të rëndësishme, ajo veçon udhëtimin studimor në Evropë, vizitat në universitetet e ndryshme dhe uorkshopet e zhvilluara gjatë këtyre vizitave.

 

“Nga programi  i studimit në UBT unë kam përfituar ngritje profesionale dhe mund të them se kam fituar njohuri të mjaftueshme për të bërë punën e një arkitekti”, shprehet Selimi.

 

Ajo numëron përvojat e saj, si në vizita, workshope e internship, që i ka realizuar gjatë studimeve në UBT:

    –    Internship  gjatë muajit gusht 2012  në Meier-Koop/Zurich – si praktikante e arkitekturës;

    –    Internship  gjatë vitit 2013 në Alping – studio e arkitekturës në Prishtinë;

    –    Internship  gjatë vitit 2014 në Enggroup – studio e arkitekturës në Prishtinë;

    –    Uorkshop – Connecting Dots në Stamboll, maj 2014;

    –    Vizita studimore në Universitetin Teknik të Vjenës, vizita studimore në Universitetin  “Mimar Sinan” dhe  atë “Kadir Has” në Stamboll;

    –    Udhëtimet studimore në Dubrovnik, Venecia, Rjekë, Lubjanë, Vjenë, Stamboll etj.

 

Tirana arritjen e rezultateve të mira ia dedikon punës sistematike, vijueshmërisë së rregullt në ligjërata dhe në ushtrime, konsultimeve të rregullta me profesorët  dhe  asistentët e UBT-së, si dhe mbështetjes së vazhdueshme  profesionale  nga  familja.

 

Me të përfunduar të studimeve, ajo është punësuar si arkitekte në kompaninë “ENGGROUP” në Prishtinë, ku aktivitetet e saj kanë të bëjnë me menaxhimin e aktiviteteve të firmës, koordinimin e aktiviteteve inxhinierike të fazave të ndryshme të projekteve. Njëkohësisht merret me projektim, revidim të projekteve  në studio.