Thirrje për aplikim: Mbështetje për zhvillimin e prototipeve inovative dhe MVP-ve në industrinë kreative

30/09/2024

UNDP Kosova në bashkëpunim me UBT shpall thirrjen për përkrahjen e sektorit privat në zhvillimin e prototipeve inovative dhe produkteve minimale të vlefshme (MVPs).

Kjo thirrje synon të mbështesë sektorin privat përmes bashkëpunimit të ngushtë me  UBT dhe ekspertët e UNDP-së në zhvillimin e biznesit. Jemi të hapur për idetë brenda nën sektoreve specifikë të industrive kreative, si më poshtë:

  • Media dhe audiovizualet
  • Shërbimet kreative (përfshirë dizajnin e brendshëm, dizajnin grafik, dizajnin e modës, arkitekturën, reklamimin, dizajnin e lojërave dhe dizajnin industrial)

Propozimet e përzgjedhura do të përfitojnë mbështetje për të kaluar nga ideja në prototip dhe nga prototipi në MVP, si më poshtë:

  • Zhvillimi i Prototipeve: Do të shpallet thirrja për aplikime nga projekti. Katër (4) aplikantë do të përzgjidhen për të zhvilluar idetë e tyre inovative në prototipe, duke përfituar mbështetje deri në 5,000 EUR secili, përmes granteve bazuar në rezultatet e arritura.
  • Zhvillimi i MVP-ve: Një grup prej pesë (5) aplikantësh të tjerë do të marrin mbështetje për të transformuar prototipet e tyre në MVP, duke përfituar nga grante bazuar në rezultate deri në 10,000 EUR secili.

APLIKO TANI!