Të premten mbahet ekspozita e Dizajnit të Integruar, “SPHALERITE”
27/05/2019Fakulteti i Dizajnit të Integruar, të premten, më 31 maj- 2 qershor, do të hapë ekspozitën e studentëve të vitit të tretë, të cilët kanë punuar mbi temën “SPHALERITE”.
Ekspozita do të mbahet në Muzeun Arkeologjik, në Prizren.
Koncepti i ekspozitës:
Sphalerite është një nga mineralet e shumta që është përzgjedhur, ku nga ngjyra, forma dhe historia, u nisën hapat e frymëzimit për këtë ekspozitë. Vlerat e panumërta që ekzistojnë në Trepçë janë ato që na e rrisin kuriozitetin në çdo aspekt kulturor, po në këtë rast nga ana kreative.
Lidhshmëria nga hapësira ekspozuese (Muzeu), me modë dhe enterier dizajn, thyen kufijtë e tabusë që janë të theksuara me ideologjinë e ”ART EXHIBITION”.
Në skenën e artit të Kosovës, si atë tradicional apo artit modern, ekspozita në të njëjtën kohë do të përcjellë mesazh për pasuritë tona dhe konfliktet që po ndodhin rreth saj, duke treguar se sa gjëra të vlefshme përmban vendi ynë.