Të hënën, më 11 mars fillon semestri veror
08/03/2024Më 11 mars, fillon një kapitull i ri për studentët tanë.
Semestri veror është një rrugëtim frymëzues, ku çdo faqe ka një histori të tij.
Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi tha se UBT është i përkushtuar që edhe në këtë semestër të ofrojë cilësi në studime.
“Synim i UBT-së është që të ofrojë cilësi dhe vetëm cilësi, për mijëra studentë, të cilët i kanë besuar UBT-së për ndërtimin profesional. UBT edhe gjatë këtij viti ofron mundësi për studime profesionale e praktika, infrastrukturë moderne, organizim dhe menaxhim modern. Kemi personel dhe studentë tejet të motivuar, andaj besoj që as këtë vit nuk do të mungojnë projektet hulumtuese e akademike në të gjitha sektorët”, tha Rektori Hajrizi.
Ne ju inkurajojmë të filloni këtë aventurë me entuziazëm, angazhim dhe dëshirë për sukses.