Takimi në mes Fakultetit Inxhinieria e Energjisë me Bordin Industrial: Diskutime mbi bashkëpunimin për zhvillimin e programeve studimore

20/12/2023

Fakulteti i Inxhinierisë së Energjisë në UBT zhvilloi një takim konstruktiv me përfaqësues të Bordit Industrial. Takimin e udhëhoqi Prof. Ass. Dr. Armend Ymeri, U.d Dekan i Fakultetit Inxhinieria e Energjisë.

Në këtë sesion, u diskutua për kurrikulat e studimeve Bachelor dhe Master në Fakultetin e Inxhinierisë së Energjisë. Përfaqësuesit e kompanive nga industria kontribuuan me sugjerime dhe vlerësime për zhvillimin e programeve studimore.

Rendi i ditës përfshiu:

  • Prezantimi i programit të studimit: Inxhinieria e Energjisë – BSc;
  • Prezantimi i programit të studimit: Inxhinieria e Energjisë dhe Mjedisi – MSc;
  • Të ndryshme.

Të pranishëm ishin përfaqësues të një numri të madh të kompanive të rëndësishme në sektorin e energjisë:

  • Driton Hyseni – Përfaqësues nga Termokosi;
  • Luigj Imeri – Përfaqësues nga Kompania KEK;
  • Valbona Kadrijaj – Përfaqësues nga Kompania KEDS;
  • Arjeta Gashi – Përfaqësues nga KOSTT (Online);
  • Enver Ahmeti – Përfaqësues nga Kompania private MONTING;
  • Edon Hajdini – Përfaqësues nga Kompania SCHNEIDER ELECTRIC;
  • Agron Orana – Profesor Universitar në pension dhe ekspert në fushën e Inxhinierisë së Energjisë.

Pas prezantimit të kurrikulës, Dekani hapi diskutimin duke dhënë fjalën e parë për të pranishmit. Profesorët e UBT-së që ishin prezent, si: Prof. Ass. Dr. Kadri Kadriu, Prof. Ass. Dr. Marigona Krasniqi, Prof. Ass. Dr. Sami Gashi, Prof. Ass. Dr. Nexhmi Krasniqi, Dr. Sc. Avni Alidemaj, Dr. Sc. Rexhep Shaqiri, dhe PhD Cand. Kjani Guri, gjithashtu morën pjesë aktivisht në diskutim.

Ky takim shënoi një hap të rëndësishëm drejt bashkëpunimit të ngushtë midis Fakultetit Inxhinieria e Energjisë dhe industrisë, duke theksuar rëndësinë e dialogut dhe përmirësimit të programeve studimore në përputhje me nevojat e tregut të punës.