Të enjten, në UBT mbahet konferenca”Values, what values?” e Free Market Road Show

09/05/2018

Në objektin e UBT-së, në Prishtinë, të enjten, më 10 maj, në objektin e UBT-së, në Prishtinë, duke filluar nga ora 10:00, do të organizohet aktiviteti “Free Market Road Show”, që sivjet për temë do të ketë: “Values, what Values?”, organizuar nga Qendra Austriake për Ekonomi, UBT, ACRE e LIPR.

 

Në konferencë do të ofrohet diskutim i hapur mbi vlerat dhe probleme, mbi ekonominë dhe qeverisjen, duke lejuar që argumentet të debatohen nga këndvështrime të ndryshme.

Tema si: mjedisi, barazia, liria, inovacioni, solidariteti e shumë të tjera, do të përmenden e trajtohen në aktivitet.

Të ftuar do të jenë personalitete të njohura vendore e ndërkombëtare, përfshirë politikanë, ekspertë dhe studiues të njohur të kësaj çështje.

 

Pjesë e këtij aktiviteti do të jenë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, drejtori i Institutit
Liberal për Kërkime të Politikave, Adri Nurellari, anëtar i Qendrës Austriake për Ekonomi, Federico Fernández, këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Selim Selimi, analisti Adrian Prenkaj, ligjëruesit në UBT, Armend Muja e Artan Mustafa etj.

 

Free Market Road Show filloi në vitin 2008 dhe çdo vit mbledh ekonomistë të njohur, politikanë udhëheqës të shquar të biznesit , të cilët bëhen bashkë për të diskutuar probleme aktuale ekonomike dhe për të ofruar zgjidhje të mundshme në një sërë vendesh në Evropë dhe në Kaukaz.

Ky aktivitet gjithashtu ofron mundësi të shumta për rrjetëzim dhe bashkëpunim për pjesëmarrësit.

Që nga fillimi, janë përfshirë qindra folës nga e gjithë bota, që kanë arritur mijëra pjesëmarrës.